
Drita FC
Pasi u shpallën kampionë të Kosovës, klubi i Dritës nga dita në ditë po zyrtarizon rinovime të kontratave të lojtarëve. I radhës që ka zgjatur bashkëpunimin me bardheblutë e Kosovës është Hasan Gomda.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Drita përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit.
“Gomda është forca jonë e mbrojtjes
Klubi jonë FC DRITA ka vazhduar punën për ta mbajtur ekipin edhe për disa sezone të tjera.
Hasan Gomda është edhe një tjetër konfirmim për punën e madhe që po bëhet për të ruajtur grupin.
Drejtori sportiv z. Valon Zymberi zbuloi edhe nënshkrimin me qendërmbrojtësin Gomda i vili do të jetë me klubin deri në vitin 2029.
Paq fat Hasan”, shkruan Drita në faqen zyrtare.
Poll