Almir Kryeziu dhe Lorenc Trashi
Vetëm para disa minutash, klubi i Bllkanit ka zyrtarizuar vendimin për largimin e sulmuesit Almir Kryeziu. Palët nuk kanë gjetur akordin për vazhdimin e kontratës, kësisojë lojtari ka vendosur të gjejë një tjetër “strehë” për sezonin e ri.
Për të kuptuar impaktin e sulmuesit të majtë, mjafton të përmendim statistikat e 27-vjeçarit në Superligën e Kosovës me Ballkanin gjatë sezonit 2025-2026, 13 gola dhe 14 asiste në 31 ndeshje, numra mbreslënës.
Vlera e Kryeziut në treg sipas “Transfermarkt” është një tjetër e dhënë që nuk lë vend për dyshime, plotë 750 mijë euro. Në edicionin që lamë pas, Ballkani e mbylli kampionatin në vendin e 3-të, duke mos mundur të konkurrojë Dritën kampione.
View this post on Instagram
Poll
