Flamurtari
William Baeten është futbollisti më i ri i Dritës. Kampionët e Kosovës e kanë zyrtarizuar afrimin e mesfushorit përmes një postimi në rrjetet sociale.
29-vjeçari ishte së fundmi pjesë e Flamurtarit në Superiore, por u largua papritur nga vlonjatët më 21 janar të këtij viti, pasi nuk përmbushi pritshmëritë e drejtuesve edhe pse u afrua me shumë bujë.
Këtë herë ai vjen si futbollist i lirë dhe kampionët nuk do të shpenzojnë asnjë qindarkë për shërbimet e tij.
Më parë, Baeten ka qenë pjesë e skuadrave të njohura në Rumani si FCSB dhe FC Craiova si dhe në Belgjikë me Patro Eisden dhe Dessel Sport
Poll
