Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Operacioni “fshesa” te rivalët e Vllaznisë, e "pëson" edhe ish-mbrojtësi i Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Operacioni “fshesa” te rivalët e Vllaznisë, e
Vllaznia

Klubi i Malishevës ka nisur të spastrojë ekipin në prag të Kupave të Evropës, aty ku në fazën e parë kualifikuese të Conference League do të përballet me Vllazninë. Malisheva ka njoftuar së fundmi 5 largime.

Portieri Flamur Gashi, sulmuesit Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta dhe mbrojtësi Samuel Opeh nuk do të jenë më pjesë e ekipit të Superligës së Kosovës. Madje ky i fundit ka një të shkuar te Laçi në Superiore, ndërsa pas largimit nga Malisheva ka firmosur me kazakët e Irtysh.

NJOFTIMI:

Klubi ynë dëshiron t’i shprehë mirënjohjen më të sinqertë lojtarëve tanë Flamur Gashi, Altin Aliu, Mevlan Zeka, Assane Diatta dhe Samuel Opeh, të cilët nga sot nuk do të jenë më pjesë e ekipit tonë.

Ju falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa keni mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Çdo ndeshje, çdo stërvitje dhe çdo sakrificë e bërë për ekipin do të mbetet pjesë e rrugëtimit tonë.

Ju dëshirojmë suksese të mëdha në vazhdim të karrierës dhe në çdo sfidë që ju pret. Dyert e klubit tonë do të mbeten gjithmonë të hapura për ju. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në kapitullin e ardhshëm!

  

Poll

Lexo gjithashtu