Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Prishtina s’mjaftohet me Orges Shehin, ia “rrëmben” Tiranës edhe “krahun e djathtë” të trajnerit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Prishtina s’mjaftohet me Orges Shehin, ia
Sebino Plaku

Klubi i Prishtinës njoftuar afrimin e Sebino Plakut, i cili do t’iu shërbejë bardhebluve të kryeqytetit në pozicionin e zëvendëstrajnerit.

Plaku do t’i bashkohet në këtë mënyrë trajnerit Orges Shehit, pasi të dy kanë punuar së bashku tek Tirana në sezonin e kaluar.

Përvoja e 41-vjeçarit është parë thelbësore nga prishtinalitë të cilët kanë kompletuar kështu stafin e tyre për sezonin e ri. Duhet thënë se vetë Plaku vjen me një portofol të pasur pune, pasi përveç Tiranës, ka qenë pjesë edhe e Partizanit në Superiore.

Ai e njeh mirë edhe Superligën e Kosovës, kjo sepse është angazhuar edhe tek Ballkani.

POSTIMI:

“FC Prishtina njofton emërimin e Sebino Plakut në postin e ndihmëstrajnerit të ekipit të parë për sezonin e ri.

Plaku i është bashkuar stafit teknik të bardhekaltërve dhe do të jetë pjesë e ekipit të drejtuar nga trajneri Orges Shehi.

Gjatë karrierës së tij si pjesë e stafit teknik, ai ka qenë i angazhuar në klube të njohura si Tirana, Partizani dhe Ballkani.

Përvoja dhe njohja e ndërsjellë me trajnerin Shehi pritet të jenë një vlerë e shtuar për punën e stafit teknik dhe objektivat e klubit në edicionin e ri.

FC Prishtina i uron mirëseardhje Sebino Plakut në detyrën e re dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën bardhekaltër!”

Poll

Lexo gjithashtu