Arjanit Fazlija është futbollisti më i ri i Prishtinës. Mesfushori 21-vjeçar ka vendosur të largohet nga gjermanët e Greuther Furth II, për të nisur një rrugëtim të ri në Superligën e Kosovës.
Fazilja e ka zhvilluar të gjithë karrierën e tij në Gjermani, ku ka nisur me Viktoria Koln. Më tej është aktivizuar me moshat e FC Hennef 05 dhe Bayer Leverkusen U19, ndërsa kjo është eksperienca e parë jashtë Gjermanisë.
“Është nder për mua të luaj për këtë klub me histori të pasur dhe për tifozët e tij të mrekullueshëm. Do të jap gjithçka për ekipin dhe kryeqytetin, në mënyrë që ta festojmë së bashku suksesin. Forca Prishtina”, ka thënë mesfushori pas prezantimit.
NJOFTIMI:
FC Prishtina vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri. Arjanit Fazlija është afrimi më i ri i bardhekaltërve. Mesfushori 21-vjeçar vjen pas një rruge zhvillimi në futbollin gjerman.
Së fundmi ishte pjesë e Greuther Fürth, ndërsa më parë ka luajtur edhe për ekipin U19 të Bayer 04 Leverkusen. Hapat e parë në futboll i ka bërë në akademinë e FC Viktoria Köln.
Fazlija ka qenë gjithashtu pjesë e të gjitha grupmoshave të Kosovës, duke veshur fanellën e përfaqësueseve U15, U17, U19 dhe U21.
View this post on Instagram
