Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Ballkani “blindon” mbrojtjen prag ndeshjes në Conference League, afrohet 30-vjeçari nga Bregu i Fildishtë

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Ballkani “blindon” mbrojtjen prag ndeshjes në
Conference League - Ballkani

Ballkani ka prezantuar para pak minutash afrimin më të ri në skuadër. Këtë radhë, klubi nga Suhareka ka njoftuar ardhjen e mbrojtësit të majtë nga Bregu i Fildishtë, Abou Dosso.

Futbollisti vjen pas një përvoje me ekipin e Zimbru nga Moldavia dhe do t’i bashkohet skuadrës në prag të ndeshjes kualifikuese të Conference League përballë uellsianëve të Connahs' Quay Nomads.

Takimi i parë do të luhet në stadiumin “Llanelian Road” më 8 korrik në orën 19:30, ndërsa ai i kthimit më 16 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në orën 20:00.

Poll

Lexo gjithashtu