Jeton Beqiri dhe Shpëtim Duro
Pas largimit nga “timoni” i Shkëndijës së Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Jeton Beqiri është në kërkim të një sfidë të re profesionale.
Burimi “infosportmk” nga shteti fqinj, shkruan se 43-vjeçari është opsion shumë i mundshëm për të marrë drejtimin e Gjilanit në Superligën e Kosovës. Pritet që te klubi i Gjilanit të ketë ndryshime të mëdha dhe projekt ambicioz.
Beqiri ka dëshmuar te skuadra tetovare se mund të bëjë “bujë”, jo vetëm në futbollin vendas, por edhe atë ndërkombëtar, shembulli më i qartë ishte pjesëmarrja në grupet e Conference League. Në sezonin 2021-2022, Jeton Beqiri ka pasur rolin e trajnerit te Bylis në Kategorinë e Parë.
View this post on Instagram
Poll
