Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Klubi bardheblu kërkon falje tek tifozët, vjen me një reagim zyrtar

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi bardheblu kërkon falje tek tifozët, vjen me një reagim
Fc Prishtina

Pas përfundimit të sezonit 2025/2026 në Superligën e Kosovës ku klubi i Prishtinës siguroi jo me pak vështirësi qëndrimin, ka reaguar me një deklaratë publike, duke iu drejtuar Plisave, qytetarëve të Prishtinës dhe opinionit sportiv, ku ka pranuar zhgënjimin për rezultatet sportive dhe ka kërkuar falje.

Në deklaratën e drejtuesit, Driton Krasniqi ku shkruan se klubi ka qenë maksimalisht i përkushtuar në zbatimin e një plani zhvillimor afatgjatë, me synimin që FC Prishtina të shndërrohet në shembull të organizimit profesional dhe sportiv. Klubi njofton se aktualisht po punohet intensivisht në riorganizimin e plotë të klubit, si dhe në realizimin e kompleksit sportiv në Bërnicë.

Në vazhdim të deklaratës klubi kryeqytetas është i konsoliduar financiarisht dhe se nuk ka asnjë borxh, por thekson se “pengu” i vetëm janë rezultatet e dopta dhe dëshpërimi tek tifozët për sezonin që sapo u mbyll.

"Prandaj, u kërkojmë falje Plisave dhe të gjithë atyre që e duan FC Prishtinën me zemër e shpirt”, thuhet në deklaratë.

Klubi falënderon Plisat për mbështetjen, duke i cilësuar si “forca, zemra dhe shpirti i klubit”.

Ndërkohë falënderon edhe partnerët, sponsorët dhe mediat për bashkëpunimin gjatë sezonit, si dhe premton se FC Prishtina do të rithehet në majë të futbollit kosovar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FCPrishtina (@fcprishtinaofficial)

Poll

Lexo gjithashtu