Klubi malazez i OKF Petrovac, ka habitur jo pak me postimin e radhës në rrjetet sociale. Ata do të garojnë në fazat eliminatore të Conference League, ndërsa kanë zbuluar kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë, aty ku bën pjesë edhe Ballkani nga Kosova.
Në logon e ekipit të Ballkanit, nuk tregohet simboli i shtetit përkatës, ndryshe nga sa ndodh me ekipet e tjera. Teksa kanë kaluar disa orë nga ky postim i klubit malazez, UEFA nuk ka reaguar, duke e injoruar përkohësisht si detaj.
Në krye të skuadrës së Ballkanit, ka qenë trajner Ilir Daja, i cili dominoi Superligën e Kosovës për 3 edicione radhazi, nga 2022 deri në 2024, e shoqëruar me 2 Superkupa dhe 1 Kupë vendase, suksese të arritura brenda 2 vitesh.
View this post on Instagram
