Tashmë është zyrtare! Elvis Rexhbecaj do të jetë pjesë e Wolfsburg për 4 vitet e ardhshme.
Klubi gjerman ka prezantuar mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës në rrjetet sociale, ku duket qartë entuziasmi i lojtarit për këtë transferim me kosto zero.
"Me Elvisin, po risjellim një lojtar që ka një lidhje të ngushtë me klubin dhe qytetin. Ai ka një personalitet të fortë që ndihet si brenda dhe jashtë fushës. Po ashtu, Elsivis do të ofrojë gjithçka në çdo ndeshje duke marrë përgjegjësinë. Jemi të bindur që si lojtar do të marrë shumë përfitime nga skuadra duke marrë në konsideratë cilësitë e tij. Jemi duke pritur kthimin e tij në verë", shkruan faqja e klubit.
Edhe vetë mesfushori ndau ndjesitë për rikthimin, tek skuadra të cilën ai e quan vendi ku mori hapat e parë në karrierë në Gjermani.
"Rikthimi në Wolfsburg do të jetë diçka e veçantë për mua. Jam rritur këtu dhe kam nisur karrierën në Bundesliga pikërisht me këtë skuadër. Do t'i jem gjithnjë mirënjohës për këtë. Kur një derë të hapet sërish, bëhet shkak që për mua të bëja atë çfarë doja. Por për një gjë jam i sigurt, tek Augsburg do jap maksimumin deri në ndeshjen e fundit", është shprehur lojtari i Përfaqësueses së Kosovës.
Për Rexhbecajn kjo lëvizje do të jetë një sfidë e veçantë, pasi skuadra po lufton për qëndrimin në elitën e futbollit gjerman, teksa ndodhet në vend të 17-të me 24 pikë në 30 javë. Më herët ai është aktivizuar tek Augsburg, ku në 27 ndeshje në të cilat ka luajtur ka shënuar vetëm dy gola, dhe këto vetëm në kampionat.
View this post on Instagram
