Malisheva
Bylbyl Sokoli është trajneri i ri i ekipit të Malishevës. Pas largimit të Elon Berishës, klubi i Superligës së Kosovës ia ka besuar 8 javët e fundit të kampionatit, teknikut 67-vjeçar.
Sokoli ka një karrierë interesante në futbollin e Kosovës. Në të shkuarën ka drejtuar ekipe të njohura si Ferizaj, Llapi, Gjilani, Prishtina dhe Drenica. Por edhe ekipe në Maqedoninë e Veriut si Renova, Bashkimi dhe FK Milano e Kumanovës.
Këtë sezon, Malisheva ndodhet më “mesin e artë” të tabelës së renditjes. “Blutë” mbajnë vendin e pestë në renditje, me 40 pikë, 3 larg zonës evropiane dhe 8 larg zonës së ftohtë.
Poll
