
Florent Muslija
Florent Muslija është larguar përkohësisht nga klubi i Freiburgut në Gjermani. Megjithatë, mesfushori i përfaqësueses së Kosovës do të mbetet në Gjermani, duke u huazuar në Bundesligën e Dytë.
Skuadra ku Muslija do të luajë sezonin e ardhshëm do të jetë Fortuna Düsseldorf. Lajmin e kanë zyrtarizuar vetë këta të fundit pak më parë ku prezantojnë mesfushorin 27-vjeçar si përforcimin më të ri.
Florent Muslija do të mbajë të veshur fanellën me numrin 24 në klubin që militon në Bundesligën e Dytë. Tek Fortuna Düsseldorf, do të jetë aventura e pestë në karrierën e mesfushorit në një klub gjerman.
Poll