Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ Tjetër “bombë” pas Orges Shehit, sulmuesi që u largua nga Egnatia vishet bardheblu

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Tjetër “bombë” pas Orges Shehit, sulmuesi që
Egnatia

Kastriot Selmani është futbollisti më i ri i Prishtinës. Sulmuesi vendosi të mbyllte aventurën e tij me Egnatian, për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në Superligën e Kosovës e për t’u veshur bardheblu.

Për Selmanin, ky është një rikthim. Sulmuesi 26-vjeçar është një “prodhim” i Prishtinës dhe kështu rikthehet në shtëpi. Një lëvizje e bujshme nga kryeqytetasit e Kosovës, pas afrimit të trajnerit Orges Shehi.

“Selmani u prezantua nga drejtori i ri sportiv i klubit, Mentor Zhdrella, i cili zyrtarisht nisi detyrën e tij të re duke i uruar mirëseardhje futbollistit që rikthehet në shtëpinë e tij futbollistike”, shkruan ndër të tjera klubi i Prishtinës.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FCPrishtina (@fcprishtinaofficial)

Poll

Lexo gjithashtu