
Bundesliga austriake
Mesfushori shqiptar i Kosovës, Art Smakaj ka ndryshuar ekipin ditën e sotme. Ai është transferuar nga kroatwt e NK Lokomotiva te LASK për shifrën e 700 mijë euro. Kontrata e 22-vjeçarit me skuadrën nga Linz e Austrisë është e vlefshme deri në verën e 2028.
Kartoni i Smakaj sipas “Transfermarkt” vlen 1 milionë euro. Në sezonin që lam pas, mesfushori kontriboi me 2 gola dhe 5 asiste në 32 takime. Numri që do të mbaj është “5”, ndërsa në të njëjtën ekip nga Bundesliga austriake gjendet edhe Valon Berisha.
Ndeshja e parë që Art Smakaj mund të bëjë debutimin me ekipin e ri përkon me datën 26 korrik, kundër Wiener SC, Kupa e Austrisë.
Poll