
Sulmuesi shqiptar i Kosovës Edon Zhegrova ka bërë hapin e madh në karrierë, kalimi nga Lille te Juventusi. Së fundmi ka dalë në stërvitje me “Zonjën e Vjetër”, teksa ka lënë “gjurmë” menjëherë. Por jo nga të gjitha ky temp i lartë prej 26-vjeçarit është pritur mirë.
Nuk kanë munguar komentet negative në masë. Në një situatë të tillë, ka reaguar edhe gazetari shqiptar nga Kosova, Arbër Loxha, duke ia ardhur si mbështetje:
“Është e pakuptueshme që Edoni të sulmohet me komente negative, vetëm pse janë publikuar videot e tij nga stërvitjet me Juventusin, ku ai tregon cilësi dhe superioritet ndaj bashkëlojtarëve. Për më tepër, ato nuk i ka shpërndarë ai vetë, por klubi dhe të tjerë. Shpresojmë që ai të vi në formën ma të mirë të mundshme dhe kualitetin e tij ta përjetojmë me suksese te Kosova”.