Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Ndeshje e barabartë”, Franco Foda para Sllovenisë: Të gjithë futbollistët janë të gatshëm

Shkruar nga NEWSPORT
“Ndeshje e barabartë”, Franco Foda para Sllovenisë:
Franco Foda

Franco Foda ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së madhe ndaj Sllovenisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026. Duel që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45.

Timonieri i “Dardanëve” është shprehur se do të jetë një ndeshje e barabartë.  Gjithashtu, ai foli edhe për mungesën e Seskos, por edhe për Amir Rrahmanin.

“Detajet do të vendosin nesër. Në ndeshjen e parë kemi luajtur mire të dy skuadrat, por edhe kujdesshëm. Edhe nesër pres të jetë.

Amiri është pak i ngarkuar, por ka zhvilluar tri ndeshje të plota. Ai ka ndikim të madh te Kosova, shpresojmë të jetë nesër njëjtë.

Jo vetëm individët, te Sllovenia janë të mirë edhe si grup. Edhe pse mungon Sesko, ka shumë lojtarë të mirë, që mund të na bëjnë problem.

Nesër është një ndeshje shumë e rëndësishme, shpresoj që nga analizat që kemi bërë të marrim një rezultat që na shkon neve në favor.

Edoni ka luajtur me Juventusin kohëve të fundit më shumë, teksa nesër do të marrim vendim për Zhegrovën. Shohim se si do të rrjedhin gjërat…

Qendërmbrojtësin kanë pasur lojë të mira me kombëtaren e klubit, për mua është e rëndësishme që i kam në dispozicion, po kalojnë në formë të mirë, i kam parë edhe në stërvitje. Në fund nuk duhet të harrojmë, se duhet të zgjedhim vetëm 11 lojtarë. E rëndësishme është që të gjithë futbollistët janë të gatshëm”, është shprehur Foda.

Poll

Lexo gjithashtu