
Suhareka
Ditën e sotme, ka përfunduar dhe edicioni 2024/25 i Superligës së Kosovës. Drita është shpallur kampione këtë vit, duke u renditur në vendin e parë me 74 pikë, sot mposhtën Feronikelin me shifrat 4-1.
Këta të fundit e mbyllën në fundin e tabelës me 15 pikë, duke rënë nga elita. Ballkani mposhti Suharekën me shifrat 2-1 dhe siguroi vendin e dytë që e çon në kualifikueset e Conferencë League.
Ndërsa Suhareka bie nga kategoria pasi u pozicionua në vendin e parafundit. Malisheva siguron kualifikueset e Conference League, edhe pse barazoi me Prishtinën me shifrat 2-2. Gjilani e mbylli në vendin e katërt, Ferizaj i 5-ti, Prishtina në vendin e gjashtë dhe Dukagjin i 7-ti.
