Kanë përfunduar edhe 3 përballjet e fundit, të javës së 18-të të Super Ligës së Kosovës. Ndeshje këto të cilat kanë dhuruar një total prej 7 golash.
Sfida e sotme mes Dukagjinit dhe Ballkanit e cila premtonte shumë, në fakt nuk u pëkthye në asnjë gol, pasi ndeshja u mbyll me rezultatin 0-0. Pritej shumë që Ballkani, i cili është dhe pretendent për titullin të vijonte me tarditën e fitoreve të tij, por nuk ndodhi. Kjo pasi edhe pjesa e parë por gjithashtu edhe e dyta u mbyll pa asnjë gol të shënuar, nga asnjëri nga ekipet. Madje munguan edhe zëvëndwsimet në lojë.
E bukur përballja mes Gjilanit e cila priti në shtëpi Prishtinën e Re, një lojë kjo e cila u mbyll me rezultatin 3-2. Pjesa e parë padyshim që mban emrin e Gjilanit, pasi ky i fundit nuk i fali asnjë minut kundërshtarit. Dopietë “rrufe” ajo e Edi Basës, pasi në minutën e 232-të shënoi golin e tij të parë dhe iu deshën vetëm 5 minuta të tjera që të shënontë të dytin. E në vijëmësinë e golave, qëndroi përsëri ekipi sepse Senad Jarovic shënoi një tjetër gol në minutën e 37-të.
Edhe Prishtina e Re u kundërpërgji me një gol të Toni Correia Gomes , në minutën e 45-të duke i dhënë kështu pak motiv skuadrës që të luftojë dhe më shumë. Pjesa e dytë ishte shpëtimi për skuadrën e cila synonte të përmbyste rezultatin, por pa fat. Edhe pse 11- metërshi i minutave të fundit të lojës Astrit Berishës, nuk zhgënjeu por as nuk mjaftoi që skuadra të merrtë fitoren.
Ndërsa dueli mes Malishevës dhe Dritës, u mbyll me barazim me shifrat 1-1. Pjesa e parë e nuk kishte asgjë për tu surprizuar, por duket se të dyja skuadrat i ruajtën energjitë për pjesën e dytë. Në minutën e 83-të, Jorgo Pëllumbi i dhuron një gol Dritës, e cila vetëm pak çaste e bën të besoj se është në avantazh. Kjo pasi goli i radhës erdhi nga Dzemal Ibishi vetëm 5 minuta më vonë duke barazuar shifrat, dhe duke mbyllur duelin pa një triumfues.
