
Drita
Ditën e sotme, Superliga e Kosovës ka zhvilluar të pesta takimet e javës së 5-të në orën 15:00. Drenica të cilët pritën Dukagjinin, janë ndalur sot në barazim me shifrat 1-1.
Drita ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Prishtinës së re. Gjilani ka arritur të triumfojë në transfertë ndaj Ferizajit me rezultatin minimal 1-0.
Ndërsa përballja mes Llapit dhe Ballkanit ishte tepër e luftuar, por ekipet në fund ndanë nga një pikë me barazim 2-2. Prishtina ka mposhtur Malishevën në transfertë me rezultatin 3-1.
Poll