Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Kam besuar në punën e bërë”, Ramadani flet pas suksesit të Dritës: Ishte një obligim profesional

Shkruar nga NEWSPORT
“Kam besuar në punën e bërë”, Ramadani flet pas
Zekirija Ramadani

Drita shkroi historinë mbrëmjen e djeshme pasi u kualifikua në turin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Gjilanasit bëhen ekipi i parë i Superligës së Kosovës që shkojnë në turin e dytë.

Një sukses i jashtëzakonshëm ky i Dritës, që ka lënë tepër të kënaqur dhe trajnerin Zekirija Ramadani. Tekniku 47-vjeçar foli për mediat pas kualifikimit të ekipit të tij.

"Kam besuar në punën që kemi bërë dhe në cilësinë e ekipit, dhe ja që u kualifikuam në raundin e dytë. Por në këtë kanë besuar të gjithë në skuadrën tonë, dhe së bashku arritëm të kalojmë raundin e parë. Ishte një obligim profesional dhe kolektiv ta kalonim këtë sfidë – dhe ia dolëm ta përmbushim qëllimin tonë.

Tani, natyrisht, kemi përballë një kundërshtar ndryshe. Por më parë duhet të bëjmë analizën dhe pastaj, si staf, të japim më të mirën për të përgatitur një analizë të mirëfilltë, e cila pastaj do t’u përcillet futbollistëve. Ata e dinë dhe e kanë aftësinë të japin maksimumin në fushë. Me flamur të bardhë nuk do të dalim!

Nëse duam të bëhemi lajm kryesor në Evropë, duhet të eliminojmë kundërshtarë të këtij rangu.", u shpreh Ramadani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga