Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Gola, karton i kuq dhe spektakël në derbin e kryeqytetit, sulmuesi belg bëhet "shpëtimtar" në përmbysjen e çmendur për bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Gola, karton i kuq dhe spektakël në derbin e kryeqytetit, sulmuesi
Prishtina e Re - Prishtina

Derbi i kryeqytetit ka rezultuar një “thriller” i vërtetë ndërmjet Prishtinës së Re dhe Prishtinës, e cila përfundoi në avantazhin e vendasve me rezultatin 3-2.

Goli i Kryezit në minutat e fundit të pjesës së parë përmes 11-metërshit solli dhe avantazhin e miqve në fraksionin e parë të sfidës, ndërkohë që në 45 minutat “finale” Muja dyfishoi epërsinë në 0-2.

Megjithatë, përmbysja e jashtëzakonshme erdhi në harkun e 22 minutave dhe në sajë të sulmuesit nga Belgjika, Kargbo i cili fillimisht hapi siparin që në minutën e 55-të, përpara se Mekis po me 11-metërsh të rikthente baraspeshën. Po i njëjti autor i golit të parë shënoi dhe të fundit në minutën e 77-të për t’i dhënë goditjen përfundimtare.

Me këtë rezultat, Prishtina e Re kthehet te fitorja pas 3 humbjeve radhazi duke shkuar në kuotën e 31 pikëve duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesën, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e 4-të me 45 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu