Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

“Fitore e madhe”, Muriqi pas golit në triumfin ndaj Suedisë: Treguam që kemi mentalitet

Shkruar nga NEWSPORT
“Fitore e madhe”, Muriqi pas golit në triumfin ndaj
Vedat Muriqi

Kosova ka triumfuar përballë Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me shifrat e pastra 2-0. Në përfundim të këtij dueli ka folur autori i golit të dytë, Vedat Muriqi.

“Fitore shumë e madhe. Jemi skuadër që po formohemi, edhe si karakter edhe si futbollistë. Reaguam pas një disfate të rëndë, kjo treguam që kemi mentalitet. Jam i lumtur me ekipin dhe për golin. Të presim Slloveninë me një fitore, mund të flasim gjëra ndryshe pastaj. Ajo që nuk funksionoi ndaj Zvicrës funksionoi sot.

Sot patëm një mbledhje mes lojtarëve, mbajta fjalim si lideri i ekipit dhe iu thashë që duhet të pastrojmë çfarë bëmë ndaj Zvicrës. Baton Zabërgja u dëmtua në nxehmje, i uroj shërim të shpejt.  Të vazhdojmë me të njëjtën rritëm ndaj Sllovenisë. Fitorja është shumë motivuese. Ne kemi 3 pikë, Suedia ka 1”, u shpreh Muriqi. 

Poll

Lexo gjithashtu