
Kosova ka triumfuar përballë Suedisë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, përfundoi me shifrat e pastra 2-0.
Goli i parë u shënua në minutën e 26-të të takimit, pas një topi të marrë mjaft bukur nga Elvis Rexhbecaj, i cili më pas e dërgoi në fundin e rrjetës suedeze. Për golin e dytë mendoi Vedat Muriqi, në minutën e 42-të, me anë të një super goditje.
Mbrojtja e Kosovës gjithashtu u tregua solide përballë Viktor Gyokeres të Arsenalit në pjesën e parë. Gjithashtu i dha leksione edhe Isak, i cili u ble 150 milionë euro nga Liverpool para pak ditësh.
Përsa i përket renditjes në Grupin B të kualifikueseve, Kosova tashmë mban vendin e dytë me 3 pikë të grumbulluara, pas 2 sfidash të luajtura.
Goli i Elvis Rexhbecaj
Goli i Vedat Muriqit