
Ferizaj
Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 21-të të Superligës së Kosovës. Ditën e sotme Ferizaj ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Prishtinës me rezultatin minimal 1-0.
Një karton i kuq Vitiljas që në nisje penalizoi shumë miqtë, ku më pas vendasit shënuan me Kurtajn. Ferizaj del tashmë nga zona e ftohtë e renditjes duke u ngjitur në vendin e 7-të, ndërsa kryeqytetasit mbeten në vendin e katërt të klasifikimit.
Ndërsa takimi Dukagjini-Gjilani ka përfunduar në barazim pa gola. Vendasit mbeten ende në vendin e tetë të zonës së ftohtë.
Poll