Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

EKSKLUZIVE/ Ka luajtur me Kombëtaren shqiptare, ish-i i Laçit akord në parim me klubin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
EKSKLUZIVE/ Ka luajtur me Kombëtaren shqiptare, ish-i i Laçit akord
Rudolf Turkaj, lojtar i Kombëtares

E ardhmja e Rudolf Turkajt mund të jetë sërish në Kosovë, këtë radhë në ligën e dytë për nga rëndësia. Burimet për “Newsport.al” raportojnë se 31-vjeçari ka rënë dakord në parim për të luajtur për KF Trepçën e Mitrovicës.

Megjithatë, të njëjtat burime sqarojnë se mes palëve ende nuk është arritur tek dakordësia e plotë, por vetëm në parim, ndërsa bisedimet do të vazhdojnë më tej, në pritje të finalizimit.

Turkaj është momentalisht futbollist i lirë, pasi ka qenë së fundmi pjesë e klubit të FC Ferizaj, ndërsa më parë ka luajtur edhe për Laçin në Superiore, ku u paraqit në 94 ndeshje dhe shënoi 4 gola. Po ashtu, qendërmbrojtësi ka luajtur edhe për Kombëtaren shqiptare dhe është aktivizuar në vetëm 2 ndeshje.

Poll

Lexo gjithashtu