Cristiano Ronaldo dhe Roberto Martinez
Pas më shumë se 3 vitesh, Roberto Martinez nuk është më trajner i Portugalisë. Federata Portugeze e Futbollit dhe Martinez janë “divorcuar”, aty ku mungesa e eficensës në Kupën e Botës 2026, ishte “hallka” e fundit.
Për të falënderuar, federata portugeze i ka kushtuar një video speciale, nga fillesat e deri në fund të këtij rrugëtimi. Cristiano Ronaldo nuk ka qëndruar i “heshtur”, përkundrazi, sulmuesi e ka shpërndarë videon kushtuar Martinez në Instagram.
Me luzitanët, 52-vjeçari spanjoll ia doli të fitojë Ligën e Kombeve në 2025, por kaq, jo ndonjë “gjurmë” e madhe, krahas brezit që ka Portugalia aktualisht.
"Story" i Cristiano Ronaldos
View this post on Instagram
Poll
