Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ekipi shqiptar kërkon historinë, trajneri Ramadani: Na ka penalizuar ngarkesa psikologjike, koha të reflektojmë

Shkruar nga NEWSPORT
Ekipi shqiptar kërkon historinë, trajneri Ramadani: Na ka penalizuar
Drita FC

Mbrëmjen e nesërme, Drita e trajnerit Zekirija Ramadani do të pres në “play-off” të Conference League rivalin nga Luksemburgu, Differdange. Ekipi nga Gjilani ka shansin “e artë” për të shkruar historinë në kontinentin e vjetër, pjesëmarrja në një kompeticion kaq elitare për klube.

Trajneri Ramadani ka folur përpara këtij dueli. Ai ka kërkuar nga lojtarët e tij të “zhvishen” emocionalisht: “Nëse arrihen grupet e Conference League, gjithë emrat e futbollistëve që ndodhet në këtë ekip, do të mbahen mend shumë gjat. Mbase Drita edhe vitin tjetër arrin grupet e këtij kompeticioni, por hera e parë mbetet në memorje.

Kjo është për një të ardhme, për një histori. Ndeshja është e barabartë, të dy ekipet e fillojnë lojën 0-0. Do të isha i lumtur nëse do të udhëtonim duelin e dytë me fitore, qoftë edhe më një avantazh minimal. Çdo fitoren minimale, e detyron kundërshtarin të dali nga loja e tij. Në ndeshjet e mëparshme, ngarkesa psikologjike ka ndikuar në shkaktimin e penalltive dhe kartonave në dëmin tonë”.      

Poll

Lexo gjithashtu