
Federata e Futbollit e Kosovës ka marrë një vendim të papritur. Finalja e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit e programuar më 21 maj, do të shtyhet të luhet një ditë pas.
Shkak për ndryshimin e axhendës është bërë finalja e Europa League, mes Manchester United dhe Tottenham. Lajmi është bërë i ditur vetë dhe nga klubi finalist i Llapit.
“NDRYSHIM ZYRTAR:
Finalja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – KF Llapi zhvillohet më 22 maj!
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se data e finales së Kupës së Kosovës është ndryshuar sërish.
Ndeshja ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të luhet më 22 maj 2025 (e enjte) në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj.
Nga shorti i hedhur ditë më parë në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire.
Tifozët tanë “Ultras Legjendat” do të jenë të vendosur në sektorin Veri të stadiumit.
Biletat pritet të dalin nesër pasdite në shitje përmes platformës online të FFK-së. Çmimet dhe detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e publikimit të tyre nga FFK.”, shkruan Llapi.