
Drita
Mbrëmjen e djeshme, Drita arriti të kualifikohej në turin e dytë të kualifikueseve të Champions League. Ekipi shqiptar mposhti në të dyja duelet skuadrën e Differdange, me shifrat 1-0 dhe 3-2.
Kjo ka bërë që Drita të kualifikohet në raundin tjetër, aty ku do të përballen me klubin e Copenhagen. Këta të fundit njihen si superfuqi në kampionatin danez për sukseset e tyre.
Megjithatë, kjo nuk e tremb aspak Dritën, të cilët i kanë çuar mesazh publikisht kampionëtve të Danimarkës. “Përshëndetje Kopenhagen, po vijmë!”, shkruan ekipi shqiptar në rrjetet sociale.
Takimi i parë do të zhvillohet në Norvegji më datë 22 korrik, ndërsa sfida e kthimit në Kosovë më datë 29 korrik.
Poll