Dita e punëtorëve, ekipi i Dritës
Në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, që simbolizon dhe sakrificën e tyre për të bërë një punë të ndershme dhe me vlerë për komunitetin, shoqërinë dhe familjen, një mesazh emocionues ka ardhur nga Drita.
Pretendentët për titull në Superligën e Kosovës, kanë zgjedhur që të lartësojnë të gjithë ata që i shërbejnë skuadrës dhe që pikasen rrallë herë nga kamerat.
Përmes një postimi në rrjete sociale, klubi shkruan se fitorja nuk ndërtohet vetëm në fushë dhe kjo për meritë të punës së heshtur të personave që i dedikohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm detyrave të tyre.
Poll
