Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Barcelona i bën “GOLIN” Bayernit, gjiganti spanjoll “ndëshkon” Lewandowskin dh nis kontaktet me shqiptarin Asllani

Shkruar nga NEWSPORT
Barcelona i bën “GOLIN” Bayernit, gjiganti spanjoll
Fisnik Asllani

Vetëm 23 vjeç, Fisnik Asllani ka bërë që klubet elitare në Evropë të “dashurohen” pas aftësive të bomberit shqiptar të Kosovës. Asllani po lë “gjurmë” jo vetëm me Hoffenheim në Gjermani, por edhe te “Dardanët” e Franco Fodës.

Agjenti i lojtarit në fjalë Ayman Dahmani, tregon se Barcelona ka nisur kontaktet për transferimin e Asllanit. “Interesi i Barcelonës për lojtarin është ende i vlefshëm dhe ka pasur kontakte nga klubi katalanas”, u shpreh Dahmani.

Qendërsulmuesi ka kontratë me Hoffenheim deri në verën e vitit 2029-të, ndërsa klauzola e largimit, duke nisur nga merkatoja e verës, përkon me kuotën 25-29 milionë euro.

Për Asllanin, ka interes të fortë edhe Bayern Munich, sikurse Chelsea në Premier League. E qartë se Robert Leëandëski nuk ka më të ardhme te Baça dhe këto janë ndeshjet e fundit me kampionët e La Ligës.      

Poll

Lexo gjithashtu