Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Klubi arab me sytë nga ylli i kampionatit anglez

Shkruar nga NEWSPORT
Klubi arab me sytë nga ylli i kampionatit anglez

Ka shumë gjasa që Newcastle të humbasë një nga lojtarët më të mirë  të ekipit. Allan Saint-Maximin me shumë gjasa do të largohet nga anglezët këtë merkato verore, me destinacion Arabinë Saudite.

All - Paragraf - 3

Francezi iu bashkua Newcastle United në vitin 2019 si një transferim nga Nice në Ligue 1 franceze. Gjatë qëndrimit të tij 4-vjeçar me Newcastle ai ka bërë 111 paraqitje duke shënuar 12 gola.

Edhe pse në sezonin që sapo lamë pas francezin e lodhën jashtë mase dëmtimet, ai arriti të kontribuojë në ecurinë historike të Newcastle duke zëvë një vend në Champions League, i pari ne dy dekadat e fundit.

Bëhet me dije se klubi më i interesuar për shërbimet e Sain-Maximin është Al Ahli të cilët kanë ofruar tek Newcastle 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit. Tashmë pritet përgjigja e klubit anglez dhe se çfarë do të vendosë vetë lojtari.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7