
Santiago Gimenez është padiksutim një nga lojtarët që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ekipeve të mëdha. Sulmuesi meksikan ka arritur të bëjë shkëlqeje me Feyenoord në këtë sezon, ku në 11-të ndeshje ka arritur të shënojë 15 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.
Pas kësaj performance, Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Arsenal, Borussia Dortmund apo dhe Inter janë vënë në ndjekje të tij. Sipas “90min.com”, skuadra holandeze është e gatshme të lejojë largimin e lojtarit të saj nëse në drejtim te tij arrin një ofertë marramendëse.
Gjiganti holandez i ka vendosur çmimin e largimit yllit kryesor të skuadrë prej 100 milionë euro, shumë që do ta bënte Gimenezin lojtarin më të shtrenjtë në histori të kampionatit holandez. Kujtojmë që kurorën e mbanë braziliani Antony i cili iu bashkua Manchester Unitedit nga Ajaxi për shumën e 95 milionë eurove një vit më parë.
Gimenez ka kontratë afatgjate me Feyenoordin deri në vitin 2027 dhe skuadrat e mëdha do ta kenë shumë të vështirë t’i sigurojnë shërbimet e tij, pasi shuma prej 100 milionë eurove po konsiderohet tejet e lartë.