Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Kemi përballuar siç duhet vështirësitë”, Spalletti: Largohemi nga SHBA me bilanc pozitiv, mora përgjigjet e duhura

Shkruar nga NEWSPORT
“Kemi përballuar siç duhet vështirësitë”,

Italia mbylli edhe miqësoren e dytë ndaj Ekuadorit, ku skuadra e udhëhequr nga Luciano Spalleti triumfoi 2-0. Në fakt italianët mbyllin kështu turneun në Amerikë me rezultate pozitive, pasi kanë triumfuar 2-1 edhe në miqësoren e parë me Venezuelën.

Pas këtyre rezultaterve, trajneri italian është shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij. Ish-timonieri i Napolit thekson se Italia largohet nga SHBA-ja me një bilanc pozitiv dhe që tashmë ka marrë përgjigjet e duhura nga të gjithë lojtarët.

“Ajo që më pëlqeu nga të dyja këto ndeshje që zhvilluam në SHBA është fakti se edhe në momentet e vështira, kur kundërshtari na ka vënë në presin, kemi ditur që ta përballojmë atë si skuadër, duke vuajtur të gjithë së bashku. Kështu që në këtë aspekt mund të them se kthehemi në Itali me një bilanc pozitiv.

Pastaj, për të zgjedhur një formacion tip, ideal, kam mbajtur shënimet e mia, ndonëse deri në verë ka ende kohë për të menduar e korrigjuar. E rëndësishme është që morëm dy fitore, provova thuajse të gjithë lojtarët në këtë dy miqësore dhe përgjigjet ishin mëse pozitive”, ka deklaruar Spalletti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga