
Kategoria e Dyte
Tashmë është zyrtare, Mentor Hasani do të jetë trajneri i ri i Delvinës në edicionin 2025-2026. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi në rrjetet sociale. Duhet të theksojmë se ekipi delvinjot gjendet në Grupin B të Kategorisë së Dytë.
Delvina ka bërë mirë në sezonet e fundit, duke marrë trajtën e një rivali të "hekurt" për ekipet e tjera, por nuk ia ka dalë ende te ngjisi "shkallët" për në Kategorinë e Parë.
Skuadra përbëhet nga futbollist të rinj, të "etur" për të treguar veten. Misioni për edicionin e ri do të jetë avancimi drejt një Kategorie më elitare, por që investimet pë hir të së vërtetës kanë lënë për të dëshiruar.

Mentor Hasani
Poll