Besëlidhja
Portieri Kadri Birja përmes një “Story” në “Instagram” ka bërë të ditur se e ka mbyllur rrugëtimin te ekipi i Besëlidhjes.
Ky largim në mes të sezonit, krijon “hendek” për gjetjen e një pasuesi të denjë te ekipi lezhjan. Besëlidhja mban vendin e parë Grupin A me 26 pikë, 1 më shumë se Sopoti ndjekës, Kategoria e Dytë.
36-vjeçari vlerësohet me nota të larta për profesionalizimin dhe eksperiencën e treguar në futbollin shqiptar. Nuk ka një informacion konkret se kush do jetë klubi i ri për Birjan.
"Story" i Kadri Birja
Poll
