Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

ZYRTARE/ Dy mbrojtës dhe një mesfushor, klubi i Kategorisë së Dytë njofton largimet e rradhës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Dy mbrojtës dhe një mesfushor, klubi i Kategorisë
Kategoria e Dyte

Ardit Hoxhaj, Sehar Bushaj dhe Ildi Xhakaj nuk janë më fubollistë të Tërbunit. Është vetë klubi pukjan që njofton largimin e tyre me anë të një postimi në rrjete sociale.

I pari do të shkojë te Basania, ndërsa Bushaj në Kosovë te Rahoveci. Mesfushori Xhakaj ka firmosur me Burrelin në Kategorinë e Parë.

“Tre largime të tjera nga ekipi ynë ku bëhet fjalë për mbrojtësin 26 vjeçar, Ardit Hoxhaj ky pas tri viteve me ngjyrat tona vendos që të firmos tek FC Basania por dhe mbrojtësin 23 vjeçar, Sehar Bushaj pas një sezoni largohet duke firmosur tek KF Rahoveci në Kosovë.

Ndërsa largohet gjithashtu pas dy viteve tek ekipi jonë dhe mesfushori 20 vjeçar, Ildi Xhakaj duke firmosur tek ekipi i KF Burreli. Ju urojmë suksese dhe ju falenderojmë për gjithçka çfarë keni dhënë për ekipin tonë!”- njofton klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga