Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

VIDEO/ U mposhtën “keq” nga skuadra vlonjate, “shpërthen” trajneri i verdhebluve: Matrapazë, ndyrësira, fëlliqësira…  

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ U mposhtën “keq” nga skuadra vlonjate,
Butrinti i Sarandës

Pas humbjes 0 – 3 nga Oriku në Kategorinë e Dytë, trajnerin e Butrintit Artan Mecani, nuk e kanë mbajtur nervat. Ky rezultat ndikoi që ekipi sarandiot të mos siguronte direkt ngjitjen në një Kategori më lart.   

“Nuk ka më rëndësi për ne. Këtu gjëra paracaktohen, por edhe aktorët e jashtëm, duke bërë matrapazllëqe, prishin ndeshjen e futbollit. Ndërkohë, ne vijmë me pasionin tonë për futbollin dhe dëshirë çdo ditë.

Ju e dini shumë mirë, në këto Kategori, nuk bëhen gjërat për lekë, sepse nuk ka lekë. Ne e bëjmë vetëm për pasion. Këtu ka matrapazë, ndyrësira, fëlliqësira dhe ky është futbolli, ky është shteti shqiptar, ky është në të gjitha drejtmet”, u shpreh Mecani.

Disfata kundër skuadrës vlonjate të Orikut, bëri që Butrinti i Sarandës të luaj përmes “Play-Off”, aty ku synimi është ngjitja në Kategorinë e Parë.  

  

Poll

Lexo gjithashtu