Pamje nga momenti
Oriku po fiton në transfertë përballë Bylis B, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë së Dytë. Sfida e grupit B, është momentalisht me shifrat 0-2.
Mirëpo, gjatë këtij dueli pati edhe tensione. Lojtarët e Orikut u përplasën me tifozët vendas, ata ballshiotë. Ndërkohë që u desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar gjakrat.
Sipas raportimeve, ish futbollisti i Partizanit, Bruno Telushi është shoqëruar nga uniformat blu. Kujtojmë që mesfushori aktivizohet me Orikun, ndërsa duket të qenë “protagonist” në sherr, gjë që ka sjellë edhe arrestimin e tij.
Poll
