Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Portugalia e Ronaldos "nxihet" në ndeshjen e parë të Botërorit, Kongo merr pikë "jetike" në debutimin historik

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Portugalia e Ronaldos "nxihet" në ndeshjen e parë
Portugali - Republika Demokratike e Kongos

Një tjetër rezultat surprizë është regjistruar në ndeshjen mes Portugalisë dhe Republikës Demokratike të Kongos. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Houston”, përfundoi në barazimin 1-1.

“Luzitanët” gjetën golin e avantazhit që në minutën e 6-të të pjesës së parë përmes mesfushorit Joao Neves i cili goditi saktë me kokë pas një krosimi të saktë nga ana e Pedro Netos.

Epërsia e tyre zgjati deri në minutat e fundit të shtesës së pjesës së parë, kur Yoane Wissa shënoi golin e barazimit.

Me të njëjtin rezultat u mbyll dhe fraksioni i dytë i ndeshjes, duke bërë që Ronaldo me shokë ta nisin këtë Kupë Bote me një rezultat jo fort të kënaqshëm, ndërsa në anën tjetër, debutuesit e këtij turneu marrin një pikë tejet të çmuar në grupin K.

Ndeshja e ardhshme në këtë grup do të luhet mes Uzbekistanit dhe Kolumbisë, prej orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes.

Portugali 1-1 Kongo (Neves 6'/ Wissa 45'+5)

Botërori 2026: Grupi K

Stadiumi: "Houston Stadium"

Arbitër kryesor: Abdulrahman Al Jassim (arab)


FORMACIONET ZYRTARE: 

PORTUGALI (4-2-3-1): Costa; Cancelo, Araujo, Veiga, Mendes, Neves, Vitinha, Silva, Fernandes, Neto, Ronaldo. Trajner: Roberto Martinez. 

REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS (5-3-2): Mpasi-Nzau; Wan-Bissaka, Mbemba, Tuanzebe, Kapuadi, Masuaku, Moutoussamy, Mukau, Kayembe, Bakambu, Wissa. Trajner: Sebastien Desabre. 

 

NDESHJA

Mbyllet pjesa e dytë, Portugali 1-1 Kongo

Nis pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë. 

45'+5 GOL Kongo! Wissa i shtang të gjithë dhe kthen ekuilibrat përballë Portugalisë. 

6' GOL Portugalia! Neves shënon saktë me kokë në aksionin e parë të portugezëve. 

1' Shkelmohet topi i parë, nis takimi mes Portugalisë dhe Kongos. 

 

Poll

Lexo gjithashtu