Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

Siguruan mbijetesën, klubi i Kategorisë së Dytë sulmon ekipet e tjera të kampionatit: Kafshë që kanë raporte me njëra-tjetrën!

Shkruar nga NEWSPORT
Siguruan mbijetesën, klubi i Kategorisë së Dytë sulmon
Kategoria e Dyte

Eagle Football ia doli që të siguronte mbijetesën në Kategorinë e Dytë, në Grupin B. Ndërkohë që vetë klubi në fjalë ka reaguar ashpër, me një deklaratë kundër Këlcyrës, por edhe pjesës tjetër të ekipeve, menjëherë pas suksesit të arritur.

Sipas klubit të Eagle, Kategoria e Dytë është një “xhungël”, pasi ekipet kanë raport me njëra-tjetrën, duke aluduar për shit-blerje ndeshjesh. Ndër të tjera, ekipet tjera të kampionatit në fjalë, Eagle Football i cilëson si “kafshë”.

REAGIMI:

Shumë veta aluduan, na etiketuan si skuadra që “ka rënë” ende pa nisur sezoni, por ne mbijetuam në “xhunglën” e Kategorisë së Dytë. Në këtë “xhungël” ku të gjitha “kafshët” kanë një raport të konsoliduar prej vitesh me njëra-tjetrën, dhe jo vetëm që kanë ndarë territoret dhe ushqimin, por ndonjëherë, ashtu të bashkuar në aleancë, kërkojnë t’ju rrëmbejnë ushqimin edhe të tjerëve. Si në rastin konkret ndaj skuadrës sonë. Disa skuadra, pasi hapnin shalët ndaj Këlcyrës, vinin të agresuara ndaj nesh! Por gjithashtu, disa arbitra kamikazë, me mision të verbuar, na kanë luftuar për t’i hapur rrugën qëndrimit të Këlcyrës.

Gjithsesi, ja ku jemi sot, Këlcyra ka mbetur ende mes xhunglës dhe pret “kockën” e radhës, t’i servohet nga dikush. Por tashmë është më e vështirë, nëse deri dje kishte aleatët e grupit të saj, tashmë është e vetme dhe duhet të arrijë gjithçka “me forcat” e saj në “play-out”. Nuk dëshironim të merreshim shumë me kundërshtarët, por kjo ishte një përmbledhje e vogël e realitetit në grupin tonë! Duke i përshëndetur “rivalët” nga lart, i urojmë suksese në ndeshjen e ardhshme, edhe pse koha e dhuratave ka skaduar!”

 

Poll

Lexo gjithashtu