Kategoria e Dytë
Ditën e sotme do të zhvillohet 4 ndeshje të vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë së Dytë. Në fushën e lojës do të zbresin 8 ekipe të grupit B.
Në Sarandë pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, ajo mes Butrintit dhe Orikut. Ndërkohë që në fushë do të zbresë edhe Partizani B, i cili do të përballet në transfertë me Këlcyrën.
Në krahun tjetër, Eagle Football pret në shtëpi skuadrën e Shkumbinit. Ndërsa Devolli do të luajë një ndeshje “delikate” kundër ekipit të Maliqit.
Këto sfida do të luhen paralelisht, duke nisur prej orës 13:00.
Poll
