Trajneri i klubit të Basanias ditën e djeshme u përfshi në një aksident rrugor. Bëhet fjalë për Besart Cecelia, i cili humbi kontrollin e makinës dhe ra disa metra lartësi në aksin Morinë – Kukësi.
Trajneri ishte nisur nga Kosova për në Shkodër, për të qenë afër skaudrës në stërvitjen para ndeshjes, teksa siç dihet Basania luan në Kategorinë e Dytë dhe ditën e sotme do të përballet me Naftëtarin. Fatmirësisht ka shpëtuar dhe nuk ka të lënduar, me 48 vjeçarin që ka treguar edhe se si ndodhi aksidenti.
“Isha nisur nga Kosova për të shkuar në punë, te Basania jam trajner futbolli. Isha i lodhur, në një moment më zuri gjumi dhe e pash veten duke dalë nga rruga. Falë zotit shpëtova dhe jam shumë mirë. Lartësia mendoj se është më shumë se 10 metra. Isha vetëm në makinë. Po shkoja në Shkodër se kishim stërvitjen. Jam trajner futbolli, i FC Basania, i kategorisë së dytë. Kam lindur për së dyti”, ka deklaruar për “Telegrafi”.
