Është luajtur java e 4-të në Kategorinë e Dytë të Grupit B. Partizani B ka marrë një fitore me shumë vlerë në transfertën e vështirë të Maliqit me golat e Gjuzi dhe Goga.
Nuk kanë munguar tensionet në këtë përballje, teksa Agolli te Maliqi dhe Gjuzi te kryeqytetasit janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Pas 4 javësh, Partizani B grumbullon 12 pikë, lider.
Delvina mori fitore të rëndësishme kundër Shkumbin me rezultatin minimal. Butrinti ka treguar “dhëmbët” ndaj Eagle Football, 3 – 0.
Bylis B ia ka dalë të triumfojë në fushën e vështirë të Tomorit, duke u ngjitur në kuotën e 10 pikëve, kurse Oriku ka “hipotekuar 3 pikët ndaj Devollit. Tomori i Beratit pas 4 ndeshjesh ka vetëm 1 pikë, në vendet e fundit.
Maliqi 0 – 2 Partizani B (Gjuzi 67', Goga 73')
Delvina 1 – 0 Shkumbini (Nikolla 47')
Eagle Football 0 – 3 Butrinti (Cordoba Palacios 57', 90')
Tomori 0 – 1 Bylis B (Sulovari 24')
Devolli 0 – 1 Oriku (Shkreli 90')
