Janë mbyllur 5 ndeshjet e Grupit B të vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë e Dytë, ku janë shënuar plot 11 gola.
Sfida më interesante ishte ajo mes Këlcyrës dhe Maliqit që prodhoi 5 gola, ku fitues në fund dolën vendasit në minutat e fundit. Fitore "fotokopje" arritën dhe dy skuadrat B të Partizanit dhe Bylisit që mposhtën minimalisht 1-0 Orikun dhe Shkumbinin.
Në ndeshjet e tjera, Butrinti fitoi me shifrat 2-0 përballë Delvinës, ndërsa skuadra e Eagle Football barazoi 1-1 në shtëpi kundër Devollit.
REZULTATET:
Këlcyra 3-2 Maliqi (Teka 47', Qamo 62', Demollari 27', Kame 29')
Butrinti 2-0 Delvina (Mërkuri 73', Mazinkolli 90+10')
Bylis B 1-0 Shkumbini
Oriku 0-1 Partizani B (Petritaj 90')
Eagle Football 1-1 Devolli (Hiso 55'/Pere 86')
