Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KATEGORIA II

KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja fiton bindshëm derbin e veriut, Sopoti s'i shqitet në krye! Luzi "shkërmoq" Veleçikun (REZULTATET)

Shkruar nga NEWSPORT
KATEGORIA E DYTË/ Besëlidhja fiton bindshëm derbin e veriut,
Kategoria e Dyte

Janë mbyllur 5 sfidat e grupit A të Kategorisë së Dytë, të vlefshme për javën e 21-të. Besëlidhja ka mposhtur 3-0 Shirokën duke vazhduar kryesimin e qetë në renditje me 51 pikë. Po ashtu, edhe Sopoti ka marrë fitore të rëndësishme në transfertë përballë Erzenit duke mos iu shkëputur dhe duke mbajtur distancën në 6 pikë. 

Në sfidat e tjera, Tërbuni mposhti Naftëtarin minimalisht 1-0, ndërsa dueli i mbijetesës mes Gramshit dhe Basanisë është duke u luajtur, sfidë të cilën po e kryesojnë vendasit 2-0. 

Më poshtë do të njiheni me rezultatet dhe golashënuesit për secilën sfidë. 

REZULTATET

Besëlidhja 3-0 Shiroka (Hila 8', Akansase 26', Fusha 86')

Tërbuni 1-0 Naftëtari (Karaj 49')

Erzeni 1-3 Sopoti (Jata 2'/ Aminu 6', 52', Goçi 62')

Luz i Vogël 2008 4-1 Veleçiku (Gjoni 14', Ebube 47', Saliu 68', Edube 83')

Gramshi 4-0 Basania (Hasa 43', Ilesanmi 45', 67', Adebayo 75)

Poll

Lexo gjithashtu