Kanë përfunduar 4 ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. 8 ekipet e grupit A bënë mes tyre llogaritë e javës së 15-të të kampionatit.
Pas 90-të minutave mjaft të luftuara kanë arritur të sigurojnë 3 pikët ekipe si Shiroka, Sopoti, Tërbuni dhe Besëlidhja.
Kjo pasi Besëlidhja triumfoi 2-0 ndaj Gramshit, ndërsa 3-0 ka fituar Shiroka ndaj Naftëtarit. Ndërkohë Sopoti ka siguruar 3 pikët pas fitores 2-1 ndaj Luzit. Një mbyllje spektakolare u bë në sfidën Tërbuni - Veleçiku, përballje ku vendasit shënuan 2 herë në kohësn shtesë për të përmbysur shifrat nga 2-3 në 4-3.
NAFTËTARI – SHIROKA 0 - 3 (Filipi 23', Vucaj 44', Ogungbire 53')
GRAMSHI – BESËLIDHJA 0 - 2 (Akansase 5', Raboshta 50')
SOPOTI – LUZI 2 - 1 (Aminu 27', Ben Ahmad 47'/ Konate 52')
TËRBUNI – VELEÇIKU 4 - 3 (Karaj 17', 29', Grimci 90+3', Lice 90+6'/ Gjini 35', Shekaj 66', Ymeri 82')
