
Kategoria e Dyte
Ditën e sotme do të ketë sërish ndeshje. 2 ekipe do të sfidohen mes tyre në kuadër të javës së 3-të të Kategorisë së Dytë.
Partizani B do të presë në shtëpi Devollin, me skuadrat që do të luftojnë “kokë për kokë” për 3 pikët e kësaj jave. Një duel interesant që do të startojë në orën 14:00 dhe që merr vëmendjen e tifozëve.
Kjo përballje do të luhet për llogaritë e grupit B në Kategorinë e Dytë. Kujtojmë se aktualisht Partizani B ka arritur të grumbullojë 6 pikë, teksa fitorja do t’u jepte kreun e renditjes, ndërkohë Devolli ndodhet në vendin e 7-të me 3 pikë.
Poll