
Kategoria e Dytë ashtu si Superiorja dhe Kategoria e Parë do të zbresë në fushë ditën e sotme. Pushbimet për skuadrat kanë marrë fund dhe tashmë fokusi kthehet tek pjesa tjetër e këtij sezoni, ku kampionati ka hyrë në një fazë mjaft interesante dhe të luftuar.
Ditën e sotme në fushë do të zbresin në fushë ekipet e grupit A dhe do të bëjnë mes tyre llogaritë e javës së 12-të. Takime këto që do të startojnë të gjitha në orën 13:00.
Kështu Basania pret në shtëpi Adriatiku, ndërsa Murlani do të duelojë me Veleçiku. Interesante do të jetë edhe dueli mes Albanëve dhe Besëlidhjës, teksa e luftuar është sfida mes Gramshi – Naftëtari dhe Luzi – Sopoti.
NDESHJET:
BASANIA – ADRIATIKU
MURLANI – VELEÇIKU
ALBANËT – BESËLIDHJA
GRAMSHI – NAFTËTARI
LUZI – SOPOTI